Gjykata e Tiranës ka shpallur të larguar nga vendi Fadi Alwan, palestinezin 49-vjeçar të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeçe, ngjarje e ndodhur në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet.
Vendimi i gjykatës vjen pas refuzimit të autoriteteve libaneze për ekstradimin e tij në Shqipëri. 49-vjeçari ishte arrestuar në Liban më 23 prill 2025, por përmes një shkrese të datës 18 shtator 2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme konfirmoi se Republika e Libanit nuk pranon dorëzimin e tij.
Për shkak se masa e sigurisë “arrest në burg” e dhënë nga drejtësia shqiptare nuk mund të ekzekutohet, gjykata ka vendosur ta deklarojë në largim nga vendi.








