Skip to content
Të Gjitha

Vrau komshiun për drutë e zjarrit, Gëzim Toma tenton të arratiset nga burgu

· 1 min lexim

Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin.

Ai është pikasur nga rojet e sigurisë në momentin që po përpiqej të largohej, shkruan ‘Balkanweb’.

Toma është dënuar me 20 vite burg për vrasjen e 25-vjeçarit Fatos Daxha, në Krastë të Martaneshit.

Shkak për vrasjen u bë një konflikt banal, për drutë e zjarrit, për të cilat Toma akuzonte të riun, se ia kishte vjedhur.

Ky i fundit nuk e ka pranuar akuzën dhe i ka kërkuar Tomës disa herë ta linte të qetë.

Lutjet mesa duket shkuan në vesh të shurdhët, pasi Toma u ngjit në shtëpinë e tij, mori një thikë dhe ia nguli disa herë në trup 25-vjeçarit.

Gjithashtu ai është arratisur nga burgu i Drenovës, së bashku me 6 të dënuar të tjerë.

Pak ditë pas arratisjes, ai u kap në kufirin grek nga policia, teksa po tentonte të kalonte në tokën helene.