Skip to content
Bota

Vrau gruan, dënohet me burgim të përjetshëm Edmond Lajçi

· 1 min lexim

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar Edmond Lajçin me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella. Aktgjykimi u shpall të premten, duke e shpallur atë fajtor për veprën penale të “vrasjes së rëndë”.

Lajçi e pranoi fajësinë gjatë seancës fillestare, e cila u mbajt më 24 dhjetor. Sipas aktakuzës, ai e vrau bashkëshorten mëngjesin e 16 prillit, duke e qëlluar me plumb në kokë, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes tyre.

Pas aktit, ai informoi autoritetet me fjalët: “E vrava gruan dhe dërgoje një patrullë të Policisë.”

Vendimi i gjykatës u mirëprit nga familjarët e viktimës, të cilët kërkonin drejtësi për humbjen tragjike të Gjyljeta Ukellës.