Skip to content
Bota

Vrau gazetaren daneze, arrestohet i burgosuri që u arratis nga burgu

· 1 min lexim

Një shpikës danez i dënuar për vrasjen makabre të një gazetareje është arratisur nga burgu në Danimarkë.

Peter Madsen, 49 vjeç, u përpoq të largohej nga Burgu Herstedvester, ku po vuan një dënim të përjetshëm për vrasjen e gazetres Kim Wall në 2017.49-vjeçari  kishte krijuar një nëndetëse dhe ishte kontaktuar nga Kim Wall për ta intervistuar dhe gjatë lundrimit në det ai e ka vrarë atë duke e copëtuar trupin.

Por së fundmi Medsen ia arriti të dilte nga burgu duke marrë peng me vete dhe psikologen me të cilën po konsultohej, teksa kërcënoi rojet duke u thënë se kishte pistoletë dhe eksplozivë me vete.

Falë policisë dhe grupit negociator, Medsen u arrestua në ambientet e jashtme të burgut ku po vuante dënimin në Kopenhagen.Fotografitë nga skena në Albertslund, Kopenhagen, tregojnë Madsenin të ulur kundër një gardhi të rrethuar nga policia e armatosur.

Snajperët dhe njësia special kundër eksplozivëve ishin menjëherë aty pas kërcënimeve, dhe nuk janë larguar derisa është bërë i mundur arrestimi i tij.