Skip to content
Të Gjitha

Vrau dhe groposi të bijën në oborr/ Avokati grek befason me deklaratën: “Nëse e ka përdhunuar…”

· 1 min lexim

Vrasja e shqiptares nga babai i saj në Korfuz në natën e ndërrimit të viteve vazhdon të diskutohet akoma në mediat greke.

Kujtojmë që Aleko Petro vrau me shufër hekuri dhe më pas varrosi në oborrin pas shtëpisë vajzën e tij, Anxhelina Petro, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri afgan.

Por nga ana tjetër,  nëna e vajzës,  Xhezmije Hoxhallari kërkoi që të hetohet nëse është përdhunuar para vrasjes.

Aleko Petro e ka mohuar këtë gjë, ndërsa në pritje të përgjigjes zyrtare të analizave që do të tregojnë nëse ka pasur apo jo abuzim seksual, avokati i 52-vjeçarit shqiptar paralajmëroi se do të jepte dorëheqjen nëse vërtetohet një gjë e tillë.

“Nëse ka pasur abuzim seksual, gjë që e mohon klienti tim, atëherë jam i detyruar të japë dorëheqjen nga mbrojtja e tij,”-tha Vassilis Noulezas.

Ndërkohë që Aleko Petro është shprehur se ‘E humba mendjen ato dy minuta, nuk e fal veten për atë që bëra”.