Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja në Tiranë pas tradhtisë/ Vëllai: “Ja si i kapa bashkë”

14:09 28/01/2019
Reading Time: 4 min lexim

Pas kryerjes së hetimeve dhe marrjes në pyetje të Elida Canit, vëllait të saj, Esat Cani dhe burrit Dëfrim Kurti është zbardhur e gjithë kronologjia e vrasjes së Arben Gjecit me hekur në kokë nga vëllai i 20-vjeçares. Elida Cani ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjeci.

20-vjeçarja ka deklaruar se me Arbenin komunikonte me një numër telefoni, që e ka thyer që të mos merrej vesh nga burri, por edhe nga numri i vjehrrës. Ndërsa ditën që ndodhi ngjarja ata janë takuar në një ambientet të braktisur pranë banesës, kur janë gjetur nga vëllai, i cili e ka goditur me shufër hekuri në kokë Arbenin. Në këtë moment Elida ka marrë në telefon fillimisht vëllanë e viktimës Musa Gjeci duke i shpjeguar se cfarë ka ndodhur, por ka shtuar se nuk ka qenë e sigurtë nëse e ka dëgjuar, pasi frynte erë. Më pas ka marrë në telefon duke lajmëruar burrin duke i thënë se pranë banesës së tyre është një person i vdekur.

Ajo i ka shpjeguar burrit, se Arbeni kishte ardhur që ta takonte dhe se dikush e kishte vrarë. Dëfrim Kurti fillimisht e ka pyetur nëse e dinë prindërit dhe më pas e ka udhëzuar që të pastrojë të gjithë gjakun dhe gjurmët, të cilat Elida i ka mbuluar me tallash. Kurti, pasi ka ardhur e ka marrë Gjecin duke dërguar trupin në një rrugë të fshatit, ndërsa më pas ka lajmëruar të afërmit e tij se e ka gjetur të plagosur. Kurti ka fshehur më pas bluzën me gjak dhe telefonin e viktimës për të humbur gjurmët.

Dëshmitë e autorit, motrës dhe kunatit

Dëshmia e Elida Canit: Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Me Dëfrim Kurtin jemi martuar para dy vitesh. Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe.

Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte. Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gjak. Në lidhje me ngjarjen unë shpjegimet do i jap vetëm në prani të avokatit. Jam e traumatizuar nga ngjarja që ka ndodhur. Mua më tha burri që të fshija gjakun dhe e fshiva. Jam e penduar, më shumë do të flas në gjykatë.

Dëshmia e Esat Canit: Një ditë kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë në makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte edhe ime motër dhe e fejuara ime. Arbeni po sillej çuditshëm dhe unë aty në atë çast dyshova se ai ose ishte lidhur me motrën time ose me të fejuarën time. Ditën e ngjarjes dola nga banesa dhe i thashë babait që po iki për në punë, kur po kaloja te lokali, pashë furgonin e tij, por jo atë. Aty dyshova, vajta i thashë pronarit do të iki se kam babanë sëmurë, por ai më tha se nuk ka leje, por unë ika.

Në këtë moment shkova në shtëpi mora një shufër hekuri dhe ika të shtëpia e motrës dhe qëndrova pas kashtores. Nga ai pozicion pashë te dera ku depërtonte drita një lëvizje, pasi u hap dera doli Arben Gjeci. Ai më pa dhe filloi që të qeshte me ironi. Unë e godita me hekur pas koke dy tre herë dhe ika qetësisht në shtëpi. Kur ika në shtëpi e hodha shufrën. Babai më pyeti se cfarë ke, i thashë nuk kam gjë dhe shkova që të fle, nuk kam pasur qëllim që ta vrisja, por ta rrihja që të vuante ca kohë.

Dëshmia e kunatit të autorit Dëfrim Cani: Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tha hajde më dërgo te shtëpia ime. Unë kisha lëvizur nga ai lokal dhe ndodhesha pak larg, në një lokal tjetër, 20 minuta larg shtëpisë. I thashë kam punë tani, herë tjetër. Ajo më telefonoi sërish duke qarë më tha hajde shpejt, në shtëpinë tonë gjendet një burrë i gjakosur, dikush ka qëlluar Arben Gjecin.

Pastaj më tha sërish me mua bëj ç’të duash, ai ishte tek unë. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës.

Sot gjykata e Krimeve të Rënda e ka lënë në burg autorin, ndërsa për motrën e tij dhe kunatin është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie./shqiptarja.com

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Konflikte te Drejtësia/ Studentët kërkesë dekanit: "Duam mësim, na siguroni ambiente të tjera"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.