Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në Rodos/ Detaje shokuese: 19-vjeçari shqiptar ka përdhunuar dhe 3 vajza të tjera

· 2 min lexim

Pas vrasjes së studentes 21-vjeçare, Eleni Tofaloudi, të tjera detaje janë zbuluar nga jeta e shqiptarit që akuzohet për krimin makabër.

Babai i 21-vjeçares së vrarë thotë se 19-vjeçari akuzohej për përdhunimin e tre vajzave të tjera përkatësisht 17, 18 dhe 19-vjeçare.

 

Vetë vajzat fillimisht kanë shkuar në polici, por në fund ato vendosën që të mos ngrinin padi kundrejt të riut shqiptar.

Ka qënë babai i studentes së vrarë, Yannis Topaloudis ai që ka risjellë faktin që se dy të pandehurit për vrasjen e të vajzës së tij, mes tyre edhe 19-vjeçari shqiptar, kishin tentuar më parë të joshnin vajzat të tjera në ishull.

Kam informacion që furgoni i përdorurur në rastin e vajzës sime, dhjetë ditë më parë, u pa në një pikë në Rhodes, ku dy të rinjtë përpoqën të bënin diçka të ngjashme me disa vajza të tjera.”- ka thënë ai.

Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar.

Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lukës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë.

Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.