Skip to content
Kryesore

Vrasja në Bulqizë/ Viktima u qëllua për vdekje nga djali i xhaxhait

· 1 min lexim

Në një pyll në Bulqizë ka humbur jetën Vasil Kamberi, kryetar fshati, i qëlluar me pushkë nga i afërmi i tij, Flamur Kamberi.

Sipas raportimeve, viktima dhe autori janë djem xhaxhallarësh. Policia ka bërë të ditur se autori i ngjarjes është shoqëruar për hetime. Viktima ndërroi jetë në helikopter gjatë transportit drejt spitalit.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njoftim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.