Skip to content
Të Gjitha

Vrasja në Bllok, gjykata lë të lirë Ervin Matën

· 1 min lexim

Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës lë qelinë, pak ditë pasi u vetëdorëzua pasi ishte në kërkim për vrasjen në Bllok.

Pavarësisht se prokuroria kishte kërkuar “arrest me burg”, gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Matën.

Mata u dorëzua mbrëmjen e së premtes i shoqëruar edhe nga avokati. Pas vrasjes në Bllok Ervin Mata e Mevjol Bilo u larguan nga vendngjarja dhe u shpallën në kërkim.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në Bllok.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

Për ngjarjen vijon të qëndrojë në burg biznesmeni tjetër Ervis Martinaj, ndërsa Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku, Fabiol Alushi u lanë të lirë pas arrestimit. I lirë u la edhe Eljo Hato, i plagosur bashkë me Martinajn. I vetmi në kërkim për vrasjen është ekzekutuesi Merviol Bilo, truproja i Elvanës dhe njëherësh kushëriri i saj.