Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e të rinjve në Malësinë e Madhe/ Arrestohet babai i autorit, ja përse dyshohet që ka lidhje…

· 1 min lexim

Babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Rrok Pepaj, është arrestuar nga Policia.

Prej ditës së djeshme Rrok Pepaj po merrej në pyetje nga Policia për shkak se dyshohet që ka dijeni për vrasjen e Klement Pepajt dhe Vilson Çutajt nga djali i tij, Danieli.

Ka qenë pikëisht babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj, që ka ndihmuar policinë të shkojë në parcelat e hashashit ku u gjetën dhe trupat e dy të rinjve që kërkoheshin prej 5 ditësh.

Ata janë qëlluar me breshëri plumbash nga i dyshuari kryesor Daniel Pepaj. Mendohet se e gjitha ka nisur pasi dy viktimat kanë rrahur Danielin sepse dyshonin se u kishte vjedhur hashashin nga parcelat.

Ky i fundit, në shenjë hakmarrje, pak ditë më pas i thënë Vilsonit dhe Klementit, të dy të afërm të tij, se do i çonte në vendin ku kishte fshehur hashashin e vjedhur.

Kur kanë arritur në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe, Daniel Pepaj ka qëlluar për vdekje Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn dhe dyshohet se menjëherë është arratisur në Malin e Zi.