Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Apel, avokati i Paplekajt: Reagoi instinktivisht

12:56 21/06/2024
Reading Time: 4 min lexim

Gjykata e Apelit në Elbasan ka nisur sot gjyqin ndaj Arbër Paplekajt, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Seanca e sotme ka nisur me mbrojtjen e ish-efektivit të forcave RENEA, Mirash Martini, i cili u shpreh se klienti i tij nuk ka reaguar në asnjë moment me dhunë, por ka përdorur armën vetëm kur ka parë që edhe personat e tjerë ishin të armatosur. Në fjalën e tij gjatë seancës, avokati Martini tha klienti i tij ka reaguar vetëm në momentin kur përballë tij kishte dy persona që mbanin duart në çantat e tyre (borseta), por ka qëlluar vetëm kur u ka parë armët e zjarrit.

“Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij,”-tha avokati.

Deklarata e PLOTË e avokatit të Paplekajt, Mirash Martini

Me kërkesën tonë gjykata pranoi rihapjen e pjesshme të hetimit gjyqësor, duke u kryer dy akt eskpertime të reja. Bazuar në aktet e marra nga hetimi gjyqësor në shkallë e parë, e plotësuar edhe me aktet e reja të përpiluara gjatë apelit ka rezultuar se fakti ka ndodhur në këto rrethana:I mbrojturi prej meje ka qenë pjesë vullnetare e një grupi për mbrojtjen e votës në Elbasan, të kryesuar nga Arjan Hoxha. Ditën e ngjarjes, në orët e drekës ky grup vullnetarësh kanë marrë nga shtabi elektoral tre furgonë, që ishin të marrë me qira të përkohshme. Në furgonin e parë, që drejtohej nga Nuri Kasmi ka qenë edhe Arjan Hoxha dhe Arbër Paplekaj. Në një moment Arjan Hoxha është telefonuar nga Ergys Muzhaqi, që ishte sinjalizuar nga Gazment Bardhi, për një krim elektoral në lagjen “5 maji”. Pas këtij komunikimi Muzhaqi është takuar me Hoxhën dhe kanq shkuar në rrugën “Lef Nosi”. Kur kanë mbërritur në vendngjarke nuk kanë kontaktuar një makinë “ML”. Kanë parë nëse ka kamera lokali përballë dhe kanë dëshur të largohen. Në këtë moment vjen një “ML” pa targa i drejtuar nga Mehmet Ndreca. Hoxha e Paplekaj kanë shquar në makinë fotokojpje ID dhe një shkop gome.Kanë njoftuar policinë, Alket Shatron, i cili nuk ishte në Elbasan, por janë sinjalizuar për situatën vartësit e tij. Kamë mbërritur në vendngjarje dy zv.drejtorët Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Komunikimi i tyre me Arjan Hoxhën është regjistruar. Dy zv.drejtorët kanë nisur të intervistojnë Mehmet Ndrecës. Hoxha ka kërkuar të ndiqen procedurat nga policia dhe të kqyreshin sendet që ndidheshin në mjet. Një minutë pas zv.drejtorit të Policisë ka ardhur një furgon policie me efektivë. Nga pamjet filmike të administruara nga telefoni i Arjan Hoxhës, rezulton se gjendja ka qenë e qetë. Grupi i vullnetarëve ka konsideruar se detyra e tyre mbaroi. Dy minuta më vonë aty janë afruar disa mjete, që kanë ndaluar në rrugë. Ata kanë zbritur dhe kanë sulmuar dhunshëm personin që po filmonte me telefonin e Arjan Hoxhës e më pas edhe Arjan Hoxhës. Nga telefoni i babait të Klement Xhaferrit, është filmuat momenti kur personat që mbërrijnë kërkojnë uljen e telefonit, por edhe ndërhyrjen e Paplekajt për të qetësuar situatën. Po aty shquhet Pjerin Xhuvani me vrull dhe disa persona që shtyjnë Paplekajn në një kend të rrugës, ku ishte një rrugicë në ndërtim.Nga aktet dhe dëshmitë, rezulton se kjo turmë ka ardhur në vendngjarje për të shpëtuar Mehmet Ndrecën, teksa ai po intervistohej nga zv.drejtorët e policisë. Turma jo vetëm që shpëtoi intervistimin e Ndrecës, por edhe pastrimin e automjetit nga objekte të dyshimta, letra me ngjyra, por edhe një çantë. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një automjet “Discovery” me 4 zyrtarë të lartë të Policisë së Elbasanit. Ata nuk depërtojnë dot, për shkak të makinave që kanë zënë rrugën. Arbër Paplekaj nuk ka reaguar me dhunë në asnjë moment. Ai shquhet nga pamjet që madje përpiqet të largohet. Nuk ka asnjë person në vendngjarje që të dëshmojë që Paplekaj ka fyer dikënd. Por në momentin kur ballë tij kishte dy persona që mbanin duart në borseta krahë qafe dhe kur ka parë armë në duart e tyre, ka reaguar instiktivisht në mbrojtje të vetes dhe personave që ndodheshin aty. Edhe nga pamjet filmike, edhe akti i ekspertimit, tregon se kur Paplekaj ndodhet përballë Pjerin Xhuvanit, sheh dy personat të armatosur në krahët e tij, sheh dhe Pavlo Duksanit që është plagosur në atë çast, ky është edhe momenti i reagimit të tij.

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Etiketa: arber paplekaj

Të tjera

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat
Aktualitet

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Bllokimi i aksit Prrenjas-Librazhd për disa ditë ka rikthyer në vëmendje problemet serioze të infrastrukturës rrugore në vend. Inxhinieri Bleon...

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin
Aktualitet

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e...

11:06 07/03/2026
Para
Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK ‘kopsit’ dosjen për Jorgo Goron

Akuzohet për shpërdorim detyre/ SPAK 'kopsit' dosjen për Jorgo Goron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

Juglindja e izoluar për 11 ditë, inxhinieri: Faji nuk është i motit, por i abuzimit me tenderat

12:41 07/03/2026
Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

Bushati godet Ramën: Drejtorët në parti në orar pune, shteti është bërë me pushtetin

11:06 07/03/2026
Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

Një derë që hapi historinë: Pse 7 Marsi u bë Dita e Mësuesit në Shqipëri

10:53 07/03/2026
Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

Vrasja e studentes shqiptare në Itali/ Nëna e autorit kërkon falje në gjyq, nëna e Ilaria Sulës e refuzon: “Nuk ka justifikim”

16:43 06/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.