Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Flet një nga të arrestuarit: “Takimi me Klodian Banen 4 ditë para ekzekutimit”

12:38 27/03/2019
Reading Time: 3 min lexim

Emri i personit të shpallur në kërkim si autor i vrasjes së Jurgen Kurtit është Klodian Bane.

Bane është 38-vjeç dhe është nga Patosi.

Emri i Klodian Banes, është përmendur për herë të parë në dëshminë e një prej personave të arrestuar.

Kujtojmë se dje Policia arrestoi 3 persona: Elsi Levendi, 21-vjeç, Alesio Berberi, 33-vjeç, dhe Olsi Qalliaj, 22-vjeç.

Asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen në ekzekutimin e Jurgen Kurtit, por sipas hetimeve ata dyshohet ta kenë ndihmuar ekzekutorin me makinë, me gjetjen e armës, dhe me ndjekjen e 26-vjeçarit prej dy javësh për të mësuar lëvizjet e tij.

Sipas “Shqiptarja.com”, ishte 22-vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, personi që ka përmendur për herë të parë emrin e Klodian Banes, dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve se është ai personi që ekzekutoi Kurtin.

Në dëshminë e tij, Qalliaj tregon se njihet edhe me dy të arrestuarit e tjerë. Me Elsi Leventin, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, Qalliu thotë se ka marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pasi kanë bërë bashkë shkollën e mesme, por janë njohur edhe më parë, më të vegjël në Patos.

Përmes Elsi Leventit ka njohur edhe Alesio Berberin, 33-vjeçarin nga Patosi, me të cilin shpesh konsumonin edhe kafe.

Qalliaj për Klodian Banën thotë se e njeh prej rreth një viti përmes miqve të tij Alesio dhe Elsi. Në dëshmi ai thekson se nuk ka ndonjë marrëdhënie të afërt me të, por kjo bie ndesh me faktin që vetëm 4 ditë para ekzekutimit të Jurgen Kurtit, Qalliaj e ka takuar Klodian Banën dhe i ka marrë çelësin për të fjetur në apartamentin e tij. Një fakt që tregon se lidhja e tyre ka qenë shumë më e ngushtë seç ai shprehet.

“Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Leventin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore. Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë persona në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin”- ka thënë Qalliaj në polici sipas “shqiptarja.com”.

Një tjetër detaj i fortë në dëshminë e tij është edhe pjesa kur flitet për një makinë që Olsi Qalliaj ka shitur.

“Kam parë që të njëjtën makinë të cilën unë e përdorja deri para katër muajsh, ta përdorte Klodian Bane. Edhe para pesë ditësh e kam parë këtë automjet ta përdorë përsëri Klodi në Fier. E ka përdorur Klodi në Tiranë”- mësohet të jetë shprehur 22-vjeçari nga Fieri.

Edhe pse vetëm 22 vjeç, Olsi Qalliaj nga Fieri bënte një jetë mjaft luksoze, të cilën e ekspozonte edhe në rrjetet sociale. Makina super të shtrenjta dhe luksoze dhe udhëtime me skaf.

Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë të jenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit.

Etiketa: jurgen kurti

Të lidhura

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Para

Marku-prokurorëve: "Hetoni çështjet që kanë tronditur opinionin publik. Gazetarët të mbahen larg!"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

20:54 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.