Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja e ish-anëtarit të “Bandës së Lushnjës”, policia ngre dyshimet tek dy persona

10:52 22/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Para 4 ditësh ndodhi një ekzekutim në Peqin të Elbasanit ndaj ish anëtarit të “Bandës së Lushnjës” , Elton Mermalit.

Ekzekutimi me 4 plumba i Elton Mermalit, ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës, duket se do sjellë një transferim të dosjes penale nga prokuroria e Elbasanit në atë të Lushnjës. Kjo pasi rrëmbimi i personit dhe më pas vrasja e Mermalit, është kryer pikërisht në zonën e Lushnjës, dhe më pas trupi i pajetë është transportuar në Peqin duke u hedhur në disa mbeturina buzë lumit Shkumbin.

Për rastin në fjalë janë dy persona që dyshohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Elton Mermalit. Njëri është nga fshati Karbunarë dhe një i dytë vepron mes Lushnjës dhe Tiranës, shkruan ORA. Ngjarja dukshëm duket se ka shkaqe hakmarrjeje, pasi vetë Mermali gjatë vitit 1998 ka marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Ardian Sulçes, dy njerëzit e besuar të ish-kapobandës Artur Daja.

Hetues të policisë së Elbasanit dhe ata të Lushnjës, gjatë këtyre ditëve janë duke kryer një sërë veprimesh në këtë qytet, me shpresën e gjetjes së kamerave filmike, ku mund të sigurohen të dhëna të vlefshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj vrasje të ndodhur mesnatën e së dielës.

Në disa pamje filmike të sekuestruara, viktima Elton Mermali, është filmuar nga kamerat e një lokali teksa lëviz lirshëm në qytet dhe i shoqëruar nga disa persona. Këta persona janë marrë në pyetje, duke pranuar se kishin njohje me Elton Mermali, por asnjëri prej tyre nuk ka qënë në dijeni se me cilin person tjetër Mermali ka qarkulluar në ditën e shtunë në Lushnjë.

Situata deri në këta fazë hetimore është e paqartë, ndërsa policia dhe prokuroria e Elbasanit, nuk janë në gjendje të përcaktojnë vendin e kryerjes së krimit. Kjo pasi në vendin e gjetjes së trupit nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka tregon se Elton Mermali është ekzekutuar në një territor tjetër ende të papërcaktuar. Nëse do verifikohet dhe gjendet vendi i ngjarjes, ka shumë gjasa që dosja penale e kësaj ngjarje t’i kalojë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Lushnjës.

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para
Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikon të dhënat nga sondazhi me gazetarët: Klimë tkurrëse e lirisë së medias

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikon të dhënat nga sondazhi me gazetarët: Klimë tkurrëse e lirisë së medias

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip