Skip to content
Të Gjitha

Vrasja e 55-vjeçarit në Dukagjin, arrestohet i dyshuari kryesor

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar një person, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e regjistruar ditën e djeshme në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Që nga momenti i marrjes së informacionit, policia ka rrethuar zonën.

Pasi ka marrë edhe dëshmitë e banorëve të zonës, blutë kanë bërë të mundur kapjen e të dyshuarit.

Në momentin e arrestimit, i dyshuar ka qenë në të njëjtën zonë, duke zgjedhur kështu të mos largohet nga vendngjarja.

Kujtojmë këtu se 55-vjeçari, Lazër Arra, u gjet i pajetë dje nga të afërmit e tij.

Ai po transportonte ushqime nga Shoshi për në Shkodër, ku edhe jetonte.

Në momentin që ka dalë te rruga kryesore, ai është qëlluar dy herë me armë zjarri.