Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi, prindërit i mbajnë shpresat te data 15 korrik

Kanë kaluar gati dy muaj nga vrasja që tronditi Greqinë, ku piloti grek vrau në sy të foshnjës 20 vjeçaren britanike, Caroline në Glyka Nera të Greqisë.
Prindërit e 20-vjeçaeres Caroline, duan të dinë shkaqet që dërguan në vrasjen e vajzës së tyre.
Sipas mediave greke prindërit e vajzës, nuk janë aspak të bindur nga rrëfimi i pilotit. Ata nuk mendojnë që e gjitha ka lindur nga një konflikt i çastit mes tyre. Më 15 korrik, pritet që prokurori të marrë përsipër çështjen dhe të kërkojë të dhënat e llogarisë bankare të pilotit, për të parë dhe të gjitha depozitat e tij.
Aktualisht, piloti grek Babis, po mbahet në zonën vip të burgut Kordallos. Kujtojmë se vrasja e rëndë ka ndodhur në muajin maj. Fillimisht piloti inskenoi të gjithë ngjarjen, duke pretenduar se vrasjen e kishte kryer një grup grabitësish.
Për 37 ditë me radhë, policia besoi këtë version, por hetimet, nxorën në pah diçka tjetër. Kamerat e shtëpisë, por edhe ora biometrike që Caroline mbante në duar, tregonte tjetër gjë nga rrëfimi i pilotit. Më pas ai rrëfeu të gjithë vrasjen dhe vijimi i historisë dihet.
Kujtojmë se kujdestaria e vajzës së vogël i kaloi prindërve të Carolines dhe në një deklaratë për mediat pak ditë më parë Susan dhe David Crouch, kanë thënë në një se e gjithë mendja e tyre tanimë është të kujdesën për mbesën e tyre, duke shtuar, se dëshirojnë që piloti të marrë dënimin që meriton.
“Si Susan dhe unë do të kalojmë pjesën tjetër të jetës tonë duke u siguruar që të bëhet drejtësi që vajza e saj e vogël, Lidia, do të të rritemi me ato që mund t’i japim dhe se kujtimi i nënës së saj do të jetojë përgjithmonë ”.