Skip to content
Të Gjitha

Votimi për kreun e SPAK/ Dumani përjashtohet nga gara, Kraja merr votat e nevojshme

· 1 min lexim

 Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur votimin për të përzgjedhur kreun e SPAK.

Emri i parë që u hodh në votim ishte ai i Altin Dumanit.

Ky i fundit është skualifikuar nga gara për kreun e SPAK.

Dumani mori 4 vota nga 6 që duheshin minimalisht.

Pro tij votuan Tartaj Bazaj, Besnik Cani, Esmeralda Cani dhe Arben Dollapaj.

Ndërkohë kandidati tjetër, Arben Kraja, ka arritur të sigurojë 6 votat që duhen për këtë post.

Ai ka paraqitur pranë KLP një kërkesë, ku kërkon përjashtimin e Tartar Bazaj nga votimi, për konflikt interesi.

Tashmë pritet votimi për kandidatin tjetër, Edvin Kondilin.

Për përzgjedhjen e kreut të SPAK, do të veprohet njësoj si me Prokurorin e Përgjithshëm, ku KLP do të vendosë një system pikëzimi me 7 kritere për secilin kandidat.