Skip to content
Kryesore

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

· 1 min lexim

Procesi i numërimit të votave të diasporës po vijon në ambientet e Parkut Olimpik, ku deri më tani janë hapur 62,026 zarfa nga 194,889 gjithsej.

Të dhënat paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një avantazh të ndjeshëm për Partinë Socialiste.

Results e deritanishme janë si më poshtë:

• Partia Socialiste kryeson me 32,967 vota, që përbën 53.59% të totalit të votave të numëruara.

• Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 17,929 vota ose 29.14%.

• Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 5,133 vota (8.34%).

• Partia Mundësia: 2,091 vota (3.40%).

• Lëvizja Bashkë: 1,624 vota (2.64%).

• Partia Socialdemokrate: 681 vota (1.11%).

• Partia Koalicioni Euroatlantik: 436 vota (0.71%).

• Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare: 361 vota (0.59%).

• Koalicioni Djathtas për Zhvillim: 175 vota (0.28%).

• Lëvizja Atdheu: 85 vota (0.14%).

• Partia Aleanca Demokracia e Re: 36 vota (0.06%).