Skip to content
Të Gjitha

Vonohet bonusi i qirasë në Tiranë, banorët e prekur nga tërmeti pa asnjë mbështetje

· 1 min lexim

Bashkia e Tiranës, nuk i ka dhënë bonusin e qirasë për janarin, familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët thanë për “Dosja.al”, se janë interesuar pranë postës, por punonjësit u janë përgjigjur se nuk është hapur fondi.

Bonusin e parë familjet e kanë marrë më 7 dhjetor, ndërsa për janarin nuk ka asnjë informacion.

Gjithashtu në pallatet e dëmtuar janë shtuar vjedhjet.

Kjo ka detyruar që njëri prej anëtarëve të qëndrojë në pallatin e dëmtuar, për të ruajtur shtëpinë nga hajdutët.

Përsa i përket riparimit të ndërtesave, Bashkia e Tiranës as nuk e ka lëvizur gishtin.

Tashmë kur kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti, banorët janë detyruar të kthehen në shtëpitë e dëmtuara, ndërsa Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë informacion, për fatin e banesave.