Skip to content
Politikë

Von der Leyen sot në Tiranë, zbardhet agjenda

· 1 min lexim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, sot nis turin në Ballkanin Perëndimor.

Vizita e parë e Von der Leyen do të jetë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ajo do të mbajë një fjalim edhe në ceremoninë e hapjes së vitit akademik të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

“Ky do të jetë rasti për të diskutuar progresin e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, si dhe Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së”, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Presidentja do të mbajë konferenca për shtyp. Me kryeministrin rama konferenca për shtyp është planifikuar në orën 16:10, kurse ceremonia e hapjes së Kolegjit të Europës do të jetë rreth orës 17:00.