Skip to content
Politikë

Von der Leyen në Tiranë/ Përfundon takimin me Begajn

· 1 min lexim

Von der Leyen ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës Bajram Begaj.

Në qëndër të diskutimeve ka qenë integrimi në BE dhe ndihma financiares që KE i jep Shqipërisë .

Von der Leyen mbyll vizitën e saj dy ditore në Tiranë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Von der Leyen tha se vlerëson angazhimin për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Unë vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë si dhe perspektivën tuaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan Von der Leyen.