Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Voltana Ademi reagon pas sulmeve të Edi Ramës: “Sillet rrugëve të vendit me arrogancë”

19:00 31/03/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Rama bëri ditën e sotme ndaj saj në qytetin verior. Rama e cilësoi Ademin si një shembull drithërues të injorancës ndërsa tha se Shkodra po mbahet peng nga komunizmi.

Në reagimin e saj Ademi thotë se Rama nuk bën gjë tjetër veçse dëshmon frikën e dikujt që po jeton ditët e fundit të pushtetit.Ajo ka thënë se Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim e sillet rrugëve të vendit me arrogancë, por në 25 prill kjo do të marrë fund.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit:

Edi Rama bredh nëpër Shqipëri me të vetmen alternativë që i ka mbetur: Sulmet ndaj opozitës. Pas 8 vjet dështimesh në çdo fushë,pas 8 vitesh ku të vetmit që fituan ishin oligarkët e tij, pa asnjë bilanc konkret dhe asnjë arritje Edi Rama, i lodhur dhe i pashpresë mundohet të hedhë baltë mbi PD, drejtuesit dhe anëtarët e simpatizantët e saj si e vetmja menyre komunikimi që i ka mbetur për të folur me shqiptarët.

Sot nga Shkodra ai më sulmoi me gjuhën dhe fjalorin e vetëm që ai njeh, atë të fyerjes dhe sharjes. Shkodra e qytetarisë dhe e kultures nuk e ka pranuar as në kohët e egra te komunizmit arrogancën e pushtetit. Aq më pak mund ta pranojë sot. Duke sulmuar Shkodrën, qytetarët e saj dhe mua si kryetare e bashkisë, Edi Rama nuk bën gjë tjeter vetëm se dëshmon friken dhe dobësin e dikujt që po jeton ditët e fundit te pushtetit. Njeriu që s’ka mbajtur asnjë premtim dhe që e ngeci Shqiperine për 8 vjet, sot sillet rrugëve të vendit me arrogancë por lodhet më kot.

Ai e ka të qartë se në 25 prill do të largohet me votën masive të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Sepse ndryshimi po vjen dhe shqiptarët mezi po e presin. Ne 25 prill Rama dhe arroganca e tij do të largohen dhe Shqipëria qytetare do të fitojë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edi ramareagonShkodervoltana ademi

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

UEFA heq kufizimet për lejimin e tifozëve në stadiume, por i mbetet në dorë qeverive për numrin e lejuar

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip