Voltana Ademi i përgjigjet Edi Ramës: Pas 10 ditësh, do të jesh pensionist!
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, u është përgjigjur deklaratave të bëra pasditen e së enjtes nga kryeministri Edi Rama në një takim në këtë qytet. Në një postim në Facebook, Ademi i thotë kryeministrit se edhe pas 8 viteve vijon të mos e kuptojë se pse, sipas saj, nuk e duan shkodranët.
Sipas kryebashkiakes, shkodranët nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë asnjë herë Partinë Socialiste.
POSTIMI:
Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë! Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me #25Prill por asnjëherë! Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela!