Skip to content
Kronikë

Vodhën makinën në lavazh/ Policia i ndjek si nëpër filma dy të rinjtë në Vlorë (VIDEO)

· 1 min lexim

Ditën e sotme u raportua për një makinë të vjedhur në një lavazh në zonën e  “Plazhit të Ri” në Vlorë. Mënjëherë  është bërë denoncimi në shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat së bashku me forcat “Shqiponja” lokalizuan automjetin dhe u vunë në ndjekje të tij.

Pas rreth 30 minutash ndjekjeje, bënë të mundur bllokimin e automjetit, të cilin po e drejtonte shtetasi A. Z., 22 vjeç dhe kishte pasagjer shtetasin A. H., 17 vjeç, banues në Vlorë.  Theksojmë se automjeti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale S. G.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 22 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.