Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VOA: Ligjvënësit amerikanë një hap më pranë përfundimit zyrtar të luftërave në Irak

08:36 07/03/2023
Reading Time: 3 min lexim

Ligjvënësit amerikanë do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm këtë javë drejt shfuqizimit të një autorizimi të pushtetit presidencial për luftë, që ka ekzistuar për disa dekada, pasi një përpjekje për të rivendosur autoritetin në Kongres, duket se ka fituar mbështetje në rritje.

“Si demokratët dhe republikanët kanë arritur në të njëjtin përfundim: ne duhet ta lëmë pas nesh luftën në Irak njëherë e përgjithmonë. Dhe për këtë, duhet të shfuqizojmë autoritetin ligjor që nisi luftën”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer javën e kaluar, duke vlerësuar përpjekjet dypartiake.

Ligjvënësit kanë bërë përpjekje të shumta vitet e fundit për të shfuqizuar Autorizimet e vitit 2001 dhe 2002 për Përdorimin e Forcës Ushtarake, të miratuara pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke u dhënë presidentëve amerikanë kompetenca të gjera për të kryer operacione ushtarake, pa të drejtën kushtetuese të Kongresit për miratim.

Deri më sot, çdo përpjekje ka dështuar mes kritikave se shfuqizimi i këtyre autorizimeve rrezikon sigurinë kombëtare të SHBA dhe forcat amerikane jashtë vendit.

 

 

Përveç shfuqizimit që autorizonte luftën e vitit 2003 në Irak, legjislacioni në shqyrtim këtë javë në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit do të shfuqizonte gjithashtu autorizimin e vitit 1991 që lejoi Presidentin George Herbert Walker Bush të dërgonte forca në Irak.

“Iraku është një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara në avancimin e sigurisë dhe stabilitetit të Lindjes së Mesme. Fatkeqësisht, sipas këtyre ligjeve që janë ende në fuqi, Iraku është ende teknikisht një armik i Shteteve të Bashkuara,” tha senatori republikan Todd Young, një mbështesës i legjislacionit. “Kjo mospërputhje dhe pasaktësi duhet të korrigjohet. Kongresi duhet të bëjë punën e tij dhe të marrë seriozisht vendimin që jo vetëm ta detyrojë Amerikën në luftë, por të thotë në mënyrë të. prerë se ne nuk jemi më në luftë”.

Presidentët e të dyja palëve kanë përdorur autorizimin e vitit 2002 si justifikim për veprimet ushtarake përtej qëllimit të tij fillestar. Në vitin 2014, presidenti demokrat Barack Obama përdori autorizimin për të justifikuar sulmet ajrore pa miratimin e Kongresit kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. Presidenti republikan Donald Trump përdori të njëjtin autorizim në 2020 për të justifikuar sulmin ajror që vrau gjeneralin iranian Qassim Suleimani në Irak.

Një gamë e gjerë ligjvënësish amerikanë mbështesin tani legjislacionin, duke argumentuar se Kongresi ka neglizhuar përgjegjësitë e tij kushtetuese për disa dekada. Hera e fundit që Kongresi përdori zyrtarisht pushtetin e tij për të shpallur luftë ishte në vitin 1942 kundër Rumanisë, Bullgarisë dhe Hungarisë. Që nga ajo kohë, Kongresi u ka dhënë presidentëve amerikanë autoritet më të gjerë për të kryer operacione ushtarake.”Kongresi është përgjegjës për shpalljen e luftërave dhe përfundimin e tyre, sepse vendimet po aq të rëndësishme sa për dërgimin ose jo të trupave tona në rrezik, kërkojnë një diskutim të kujdesshëm dhe konsensus”, tha senatori demokrat Tim Kaine, një tjetër bashkësponsor i legjislacionit. “Autorizimet e vitit 1991 dhe 2002 nuk janë më të nevojshme, nuk shërbejnë për asnjë qëllim operacional dhe rrezikojnë keqpërdorimin e mundshëm”.

Pasi legjislacioni të kalojë në komision, ai do të shkojë për një votim të plotë në Senatin me shumicë demokratike. Pritet të ketë mbështetje të mjaftueshme republikane për ta miratuar .

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokratike shfuqizoi autorizimin në vitin 2002 me një votim 268-161 në qershor 2021, por projeklgiji nuk arriti të miratohej në Senat. Autorizimi i vitit 2001 për luftën e SHBA-së në Afganistan mbetet gjithashtu ligj, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për një shfuqizimin./VOA/

Të tjera

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun
Aktualitet

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

Gjatë foltores së mbajtur në zonën e Porcelanit në Tiranë, një episod i rëndë ekspozoi jo vetëm dramën e shëndetësisë,...

13:55 21/01/2026
Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako
Aktualitet

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar situatën e rëndë që po përjeton qyteti i Durrësit pas...

12:51 21/01/2026
Para
Shtyhet sërish gjyqi për “Babalen”, Salianji: Pati anshmëri politike

Shtyhet sërish gjyqi për “Babalen”, Salianji: Pati anshmëri politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

Zëri i një pacienteje me dializë mbetet pa përgjigje në foltoren e Berishës, qeveria dhe opozita bashkohen në heshtje për Allajbeun

13:55 21/01/2026
Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

Vangjeli: Durrësi përmbytet nga korrupsioni, ujësjellësi i jep tenderin familjarëve të kryebashkiakes Emiriana Sako

12:51 21/01/2026
Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

Nga Shqipëria në Vietnam: Vetëm 7 vende konfirmojnë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes

12:43 21/01/2026
Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata: Shehaj i pafajshëm për shpifje, gjobë për fyerje ndaj Lapajt

12:36 21/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.