Skip to content
Kronikë

Vlorë, shkrumbohet gjatë natës “Benzi”, nuk ka të lënduar

· 1 min lexim

Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në Lungomare, gjatë orëve të natës. Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë mbërritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.