Skip to content
Kryesore

Ngjarje e rëndë në Burrel, 43-vjeçarja lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

· 1 min lexim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e 4 nëntorit në lagjen “Pjetër Budi” të Burrelit, ku një 43-vjeçare ka lyer me benzinë babanë e saj dhe më pas i ka vënë flakën.

Sipas Policisë, autorja e dyshuar është shtetasja me inicialet M.M., ndërsa i ati ka pësuar djegie në fytyrë dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka arrestuar 43-vjeçaren, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Sipas informacioneve, e dyshuara nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese pas ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij veprimi.