Skip to content
Të Gjitha

Vlorë, digjet makina e punonjëses së Tatimeve

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 në lagjen "Pavarësia" , ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 928 TZ ka qenë i parkuar…

· 1 min lexim

Një tjetër automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 në lagjen “Pavarësia” , ndërsa mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 928 TZ ka qenë i parkuar poshtë një pallati.

Ekipet e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët, pavarësisht se mjeti ishte shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Pronari i mjeti është shtetasi Luan Beqiri, jurist në Aluizëm, por mësohet se makina përdorej nga bashkëshortja e tij M.Beqiri, punonjëse në Task-Forcën e Tatim-Taksave.

Luan Beqiri ka thënë në polici se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.