Skip to content
Të Gjitha

Vijon epidemia e dorëheqjeve në Durrës/ Ikën edhe kryetarja e gjykatës, zbulohet kreu i ri i portit

· 1 min lexim

Durrësi është prekur nga epidemia e dorëheqjeve, fillimisht ishte kreu i portit Agron Tare,  i cili u largua vullnetarisht pas 10 muajsh në detyrë.

Në një sqarim për opinionin, ai tha se po dorëhiqej për të vijuar rrugëtimin profesional.

‘Bulevard News’ shkruan, se vendin e tij e ka marrë Pirro Vëngu.

Ky i fundit ka qenë shef kabineti në Ministrinë e Jashtme, kur ky dikaster drejtohet nga Ditmir Bushati.

Vëngu ka shkuar në Athinë që kur ishte foshnje dhe për shkak të nënshtetësisë, shteti grek i kërkoi që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Gjithashtu ai ka mbajtur edhe postin e drejtorit në njësinë e Antikorrupsionit në Kryeministri.

Ndërkohë pas Tares, ka dhënë dorëheqjen edhe kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshja.

Motivet e dorëheqjes së saj janë ende të paqarta.