Skip to content
Të Gjitha

Vijojnë arrestimet në lidhje me atentatin ndaj ‘Rramanit’! Shoqërohet ‘Loku’, vuri armën e krimit në sabratorin e makinës

· 1 min lexim

Arrestimet në lidhje me atentatin e ndodhur më 20 korrik në Elbasan ndaj Emiljano Ramazanit duket se nuk kanë të ndalur.

Ditën e sotme policia e Elbasanit ka shoqëruar një tjetër person që duket se ka lidhje me atentatin dhe të arrestuarit e tjerë. Mësohet se i shoqëruari i sotëm është një 30 vjeçar me nofkën “LOKU” dhe me mbiemër Çollaku.

Arrestimi i tij ka ardhur pas këqyrjes së kamerave  ku shhet që vendos armën pistoletë TT poshtë serbatorit të makinës, e cila u përdor gjatë ekzekutimit të ‘Rramanit’.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme u arrestuan babë e bir, Albert Manehasa 64 vjeç dhe Seit Manehasa 37 vjeç.Pasi policia gjeti armën e krimit, një pistoletë 54TT në servisin e Seitit, poshtë sabratorit të një makine, me një krehër dhe një fishek luftarak.