Skip to content
Aktualitet

Vijojnë arrestimet në ARRSH, një tjetër zyrtar dhe një ndërtues bien në pranga

· 1 min lexim

Edhe dy persona të tjerë janë arrestuar nga operacioni ‘Bye Pass’, ku janë të përfshirë disa zyrtarë të ARRSH në Durrës.

56-vjeçari Astrit Zenelaj, specialist në ARRSH, është arrestuar për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, teksa ishte shpallur në kërkim.

Ndërkohë, personi i dytë i arrestuar quhet Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç, dhe është ndërtues. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se janë arrestuar disa zyrtarë të ARRSH deri më tani, si dhe disa ndërtues, për një karburant të ndërtuar jashtë rregullave në rrugën Plepa-Kavajë.

/GazetaReforma.com/