Një shpërndarës droge, 40 vjeç, nga Elbasani u kap sot nga Policia e Elbasanit. Përmes operacionit të koduar “Kinemaja” nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, u sekuestruan 141 doza me heroinë, 18 doza me kokainë, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale, një peshore e vogël elektronike dhe dy aparate celular. Po ashtu u bë i mundur arrestimi i poseduesit të tyre një 40 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia.