Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

VIDEO/ Shfarroset pylli shumë pranë Tiranës, kamionët me dru zbresin nga Biza. Ambientalisti i njohur: Ministria e Mjedisit po fle…

19:50 14/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria është e angazhuar me fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 2021, por në një kohë që Edi Rama po synon një mandat të tretë, disa prej ministrave të tij ja kanë marrë me gjumë.

Por në një kohë që ministria e drejtuar nga Blendi Klosi, bëri zhurmë për të shtuar pasuritë natyrore dhe zonat e mbrojtura, të tjerë persona me lidhje me qeverinë, në kuadër të nismës “KÇK”, po batërdisin dhe po masakrojnë pasuritë natyrore dhe mjedisore të vendit.

Masakra e radhës po shënohet këto ditë në fshatin Bizë, shumë pak kilometra larg kryeqytetit.

Siç shihet dhe nga videot e siguruara nga televizioni informativ “FaxWeb”, janë 5 kamionë të tejmbushur me lëndë drusore, që po lënë pas një krim të shëmtuar mjedisor, duke u larguar të pa shqetësuar nga vendngjarja.

Fshati Bizë i përket njësisë administrative të Shëngjergjit, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Institucionet e Ministrisë së Mjedisit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve, duket se janë në gjumë, teksa vandalët nuk pyesin dhe po masakrojnë natyrën për përfitime personale.

Nga video është bërë e mundur të sigurohet dhe targa e një kamioni e cila është “AA R 951”.

Teksa zyrtarët shtetërorë dhe ministri i Mjedisit, rehatohen nëpër zyra luksoze në kryeqytet, kontrabanda duket se nuk ka të ndalur në fshat.

Në lidhje me këtë masakër të fundit mjedisore ka reaguar nga rrjeti social edhe ambientalisti i njohur Sazan Guri.

Nëpërmjet një statusi nga profili i tij në Facebook, Guri, ngre alarmin për shkatërrimin e këtij pylli të lashtë, por dhe i tërheq vëmendjen ministrit të Mjedisit.

Ja statusi i plotë në Facebook i ambientalistit Sazan Guri:

“Institucionet e Ministrisë së Mjedisit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen dhe menaxhimin e pyjeve duket se janë në gjumë, teksa vandalët nuk pyesin dhe másakrojnë natyrën për përfitime personale”.

/Burimi: FaxWeb/ Përgatiti: GazetaReforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bizëprerjepyllisazan guri

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit që zëvendëson Shahinin

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip