Skip to content
Sport

Video/ Pas ndeshjes Sylvinho feston me muzikë popullore

· 1 min lexim

Shqipëria luajti dje ndeshjen e fundit për kualifikueset e “Euro 2024” me Ishujt Faroe me barazimin 0-0. Në grupin E ne renditemi të parët, duke lënë mbrapa Çekinë dhe Poloninë.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët bashkë me trajnerin Silvinjo dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, kanë festuar në një nga klubet e kryeqytetit. Në fakt ai që tërhoqi vëmendje ishte pikërisht Silvinjo.

Në videot e publikuar në rrjetet sociale, trajneri brazilian shihet teksa përqafon lojtarët dhe feston nën muzikën e këngëtares Artjola Toksa.

https://streamable.com/66cahf