Skip to content
Të Gjitha

VIDEO/ Autovetura digjet në ecje në superstradën Elbasan-Peqin, shpëton mrekullisht…

· 1 min lexim

Ka qenë një defekt në pajisjet elektrike që ka bërë që një autoveturë të përfshihet nga zjarri në mes të superstradës Elbasan-Peqin.

Ndërkohë në një video të siguruar nga mediat, shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve edhe pse autovetura është pothuaj se shkrumbuar.

Por për fat të mirë 22-vjeçari që po e drejtonte mjetin, ka mundur që të shpëtojë mrekullisht. Po ashtu mësohet se nga zjarri, nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në motor, çka ka bërë që mjeti të përfshihet nga flakët.

Sakaq, si pasojë e makinës që është përfshirë në flakë aksi rrugor ka qëndruar për gati 30 minuta i bllokuar, duke sjellë edhe rëndimin e trafikut në këtë segment nacional.

/Burimi: Dosja.al/ GazetaReforma.com/