Skip to content
Të Gjitha

Vetvritet 50-vjeçari para Parlamentit, policia në vendngjarje

· 1 min lexim

Pak minuta më parë para Parlamentit një 50-vjeçar ka qëlluar veten me armë zjarri. Nga ajo që mësohet  ngjarja  ka përfunduar fatale për B.U, pasi ka ndërruar jetë në spital.

Nga njoftimi i policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në banesën e qytetarit.

Menjëherë pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar të plagosurin për një spital dhe njëkohësisht është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Informacion paraprak 

Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vet’plagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.