Skip to content
Politikë

Vendoset çmimi i ri i naftës në Shqipëri, ja sa do të kushtojë për 5 ditët e ardhshme

· 2 min lexim

Rritja alarmante e çmimeve ka qenë një nga çështje më të diskutuara kohët e fundit, ku gjithashtu janë zhvilluar 7 protesta nga ana e qytetarëve.

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, ditën e sotme është vendosur një çmim i ri i naftës.  Kryeministri Rama ka njoftuar me anë të një postimi në “Facebook” se si do të jetë çmimi i naftës për datat 16 deri në 21 mars.

Sipas Bordit Kombëtar, ky çmim do të jetë 203 lekë të reja.

Kujtojmë që ditën e djeshme  Bordi i Transparencës  bëri me dije se për 2 ditë, çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nga 217 në 211 lekë/litër.

Në mbledhje u vendos:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri,ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për periudhën 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet nesër për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës që kryen shkelje, do të marrë penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.