Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vendimi/ Mediola e PDIU dënohet për 20 vota, të pafajshëm numëruesit e PD, PS dhe LSI

21:04 27/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata ka shpallur fajtore për manipulimin e votave vetëm përfaqësuesen e PDIU-së, ndërsa anëtarët e PD, PS dhe LSI u shpallën të pafajshëm. Ata ia hodhën fajin koleges që kishte përpiluar procesverbalet. Nga ky veprim, PDIU-së i ishin shtuar 20 vota në kutitë e kontestuara.

Tre vjet pas përfundimit të zgjedhjeve Gjykata e Kavajës ka përfunduar në qershor, pa shumë zhurmë një prej çështjeve të ngritura pas denoncimit të KQZ-së për disa anëtarë komisionesh e numërues votash të cilët akuzohen për “falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve”, raporton Birn.

Procesi që zgjati nga korriku 2017 deri në qershor 2020, u mbyll me gjetjen fajtorë të Mediola Veliut, e cila u dënua me tre vjet burg, që u konvertua në shërbim prove. Veliu ishte një prej katër anëtareve të grupit të numërimit të votave dhe përfaqësonte Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Numëruesit Aldo Duro i PS, Arnold Kariqin e PD, Rexhep Verria i LSI u shpallën të pafajshëm, ndërsa në vendim del se ata ia kishin ngarkuar përgjegjësinë Veliut, e cila kishte pasur për detyrë tabelimin e rezultateve dhe pretenduan se kishin firmosur në mirëbesim.

Në vendimin e gjykatës shpjegohet se në tre kuti votimi të numëruara nga katër personat më sipër ishin shtuar 20 vota për PDIU sipas rinumërimit nga KQZ, ndërsa ndryshimi për partitë e tjera ishte me vetëm një votë. Gjykata arsyetoi se Veliu duke qenë përfaqësuese e kësaj force dhe personi që kishte tabeluar rezultatet, ishte e vetmja që kishte përgjegjësi.

“Sa më sipër gjykata vlerëson se provohet se e pandehura Mediola Veliu ka pasur si synim falsifikimin e rezultatit zgjedhor nëpërmjet paraqitjes në tabelat e numërimit të të dhënave të pavërteta që favorizonin subjektin interesat e të cilës ajo mbronte. Ndërsa të pandehurit e tjerë Rexhep Verria, Arnold Kariqi dhe Aldo Duro, në kushtet e mirëbesimit kanë nënshkruar tabelat zgjedhore, të përpiluara prej saj”, thuhet në vendim.

Për ironi hetimet filluan pas denoncimit në KQZ të PDIU e cila humbi vetëm për pak vota një mandat deputeti në Tiranë.

Rasti megjithatë prek vetëm sipërfaqësisht dyshimet e shumta të ngritura për zgjedhjet e vitit 2017, të cilat opozita i konsideron të manipuluara. Një sërë përgjimesh në një hetim kundër trafikut të drogës, si pjesë e të ashtuquajturës “Dosja 339” zbuluan përfshirjen e një grupi të dyshuar kriminal në manipulimin e zgjedhjeve në zonën e Durrësit në favor të shumicës socialiste.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: gjykatavjedhja e votavezgjedhjet

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para

Komisioni i Venecias nuk vendos “procedurën urgjente”, kërkesa e Metës pret dhjetorin (letra)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.