Skip to content
Bota

Vendimi absurd/ Shteti europian ndalon fishekzjarrët për Vitin e Ri. Ja sa do të jetë gjoba…

· 1 min lexim

Këtë vit duket se europianët në shumë shtete do ta mbyllin në një mënyrë të pazakontë, kjo ndikuar edhe nga pandemia e koronavirusit, që më shumë se sa qytetarët, ka çmendur autoritetet në shumë vende.

E pra, një shtet autoritete qeverisëse të të cilit duket se janë çmendur dhe kanë nisur të marrë vendimbe absurde, është edhe Holanda.

Kjo e fundit ka vendosur që të marrë një masë ekstreme për Vitin e Ri, duke ndaluar kategorikisht hedhjen e fishekzjarrëve.

Kjo masë është ndikuar dhe nga pandemia, teksa autoritetet theksojnë se, fishekzjarrët çdo 31 dhjetor për Vitin e Ri shkaktojnë shumë të plagosur dhe spitalet apo mjekët nuk duhet mbingarkuar.

E nisur nga kjo, 100 euro do të jetë gjoba për ata që kapen duke hedhur fishekzjarrë. Por edhe pse ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike, përsëri vendi anëtar i BE-së, nuk mund të mendojë të çojë në falimentim bizneset që merren me këto produkte.

Për këtë, Holanda ka parashikuar dhe një paketë ekonomike rimbursuese për tregtarët e fishekzjarrëve, që kap vlerën e 40 milionë eurove.

/Burimi: BBC/GazetaReforma.com/