Skip to content
Bota

Vendi me më shumë të prekur nga COVID-19, SHBA parakalon Kinën

· 1 min lexim

Numri i të prekurve në SHBA nga koronavirusi është rritur me shifra të frikshme, duke u bërë tashmë vendi i parë në botë me 82.404 të infektuar.

SHBA lë pas kështu Kinën me 81.782 të prekur, ndërsa e treta renditet Italia me 80.589 raste.

Policia në Amerikë ka nisur të monitorojë zbatimin e rregullave të distancimit social.

Sipas Associated Press, në Lakewood, New Jersey, ofeicerët e policisë prishën një dasmë, për shkak se ishin grumbulluar shumë njerëz.

Policia e New York-ut ndërkohë ka nisur të heqë koshat e basketbollit.

Në Austin dhe Texas, oficerët i kanë bërë thirrje qytetarëve, që të denoncojnë personat që shkelin rregullat dhe dalin nga shtëpitë.

Kujtojmë këtu se koronavirusi ka hyrë edhe në Shtëpinë e Bardhë, pasi javën e shkuar, një anëtar i zyrës së zv. Presidentit Mike Pence, rezultoi pozitiv.

Presidenti, Donald Trump ndërkohë dhe vajza e tij, Ivanka kanë rezultuar negativ.