Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vëllai i policit: “Videon e kanë vjedhur për qëllime dashakeqe, ka gisht politika”

12:58 28/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Shefi i policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime 2 javë më parë me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit ka deklaruar sot në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24” se nëse janë të vërteta akuzat i ka dhënë dënimin 100 vjet burg vetes.

Si u njoftuat për ekzistencën e videos?

Në momentin që kam hyrë në zyrën e drejtorit të policisë së Shkodrës. Vetëm kaq i kam thënë po qe se është kjo e vërtetë unë 100 vite burg ia kam dhënë dënimin vetes.

Akuzohesha se kisha ngacmuar një minorene dhe bashkë me nënën e saj i kisha marrë në makinë. Se ajo kishte dashur të denonconte dhe nuk e kisha lejuar. Jam shokuar totalisht.

I hidhni poshtë?

Nuk bëhet fjalë. Nëse këto janë të vërteta unë e dua dënimin me 100 vite burg. Vetëm të dalë nëna e saj e baba e të thonë që unë e kam ngacmuar, unë ia kam dhënë dënimin vetes.

Si ra në dorën e medias?

Nuk e di.

Është përfolur edhe për mënyrën se si kolegët ju kanë shoqëruar?

Ishte shumë shokuese. Nuk iu vë faj. Ishte e jashtëzakonshme.

Të kanë besuar?

Nuk më ka besuar askush. As vëllai që kam këtu. Kam telefonuar gruan dhe i kam thënë që mbaj fëmijët se unë do shkoj të përballem. Ka ndodhur diçka e rëndë dhe unë do përballem.

Je babai i tre vajzave dhe një djali. Sa të ka mbështetur e besuar familja?

Dasht’ Zoti mbështetja e familjes sime që jam këtu. Gruaja më ka ardhur dy herë në Shkodër dhe një herë në Lezhë. Ajo e ka mbajtur barrën kryesore. E falënderoj nga zemra.

Ndërkohë, vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Afrim Bajrakurti i pranishëm në emision ka shpjeguarse si qëndron sipas tij e vërteta me vëllai e tij.

Afrim Bajrakurti u shpreh se në fillim edhe ai nuk e ka besuar vëllain, por më pas gjithçka është sqaruar. Ai thotë se videon e kanë vjedhur dhe e kanë publikuar për qëllime dashakeqe, ndërsa sipas tij ka gisht edhe politika.

Afrim ju nuk e keni besuar vëllain tuaj në fillim?

Nuk e besuam se në Malësinë e Madhe nuk ka ndodhur kjo gjë. Unë i kam çuar ushqimin tek dera dhe se kemi takuar hiç derisa u sqarua e vërteta. Ne nuk jemi politikanë. Ne jetojmë me asistencë. Ne gjithmonë kemi votuar majtas se kemi pasur babën komunist.

Ç’lidhje kanë bindjet tuaja politike?

Sepse na kanë futur në politikë. Tha Basha shiko çfarë bën polici. Ky ta kishte bërë atë punë nuk ishte këtu. Morën lap topin e nipit për provë. Dorëzova dhe armën e vëllait. Vajza e vëllait nuk ka shkuar 8 ditë në shkollë. Nuk ka ardhur një strukturë e shtetit që të na thonë si është kjo punë.

Si ka dalë kjo video?

Dikush e ka vjedhur për të ulur familjen. Janë armiqtë që kanë bërë këtë punë. Unë kam dashur të vij personalisht këtu.

Gjendja ne familjen e Berhamit si është?

Kanë filluar njerëzit të na flasin se e kanë kuptuar si është e vërteta. Cfarë ka bërë ky njeri kundra ligjit?

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: berhan bajrakurti

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para

Videoja seksuale e policit, flet bashkëshortja e Bajrakurtit për herë të parë

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip