Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vëllai dhe motra: Përparim Ademi ka bërë 10 fëmijë me Zhanetën dhe Kristinën, i shiste në Greqi

13:38 04/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Një skandal i tmerrshëm fshihet pas vrasjes së dy motrave në Tiranë. Vëllai dhe motra e tyre kanë denocuar në një intervistë televizive faktin që Zhaneta dhe Kristina bënin fëmijë me Përparim Aademin dhe ky i shiste në Greqi.

Ngjarja e rëndë tronditi Shqipërinë më 31 dhjetor. Përparim Ademi vrau me armë zjarri dy motrat Kristina Bardhin dhe Zhaneta Metanin në banesën e tyre në Astir. Më i rëndë është fakti që ngjarja ndodhi në sytë e Anxhelos, djalit 14 vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit.

Zhaneta dhe Përparimi kishin marrëdhënie dashurie mes tyre. Përparimi kishte njohur fillimisht Kristinën, e kishte shfrytëzuar si prostitutë dhe më pas kishte marrë dhe Zhanetën që e kishte shfrytëzuar po ashtu. Përparimi ka fëmijë me të dy motrat.

Motra e dy viktimave, Adriana ka dhënë një intervistë ku ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të krimit të rëndë. Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.

“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën te babai, ka qenë 15 vjeçe.

Babai im i tha se do të të denoncoj. Kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë.

Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.

Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelur shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.

Motrën e madhe e la, pasi nuk bënte më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt. Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura. Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Bashkim Ademi ka thënë se i dashuri i Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit ka pasur fëmijë me të dyja motrat. Ai tha se Përparim Ademi ka shitur 10 fëmijë të tyre.

Ai tha gjithashtu se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.

“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani. Sipas Bashkim Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shit-blerjen e fëmijëve.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: greqiPerparim Ademivrasje

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Turizmi 1.5 miliard euro dëme, Klosi premtoi t’ua merrte turistët Greqisë dhe Turqisë (kronologjia e dështimit)

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip