Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Reading Time: 3 min lexim

SPAK ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancat paraprake, ku ai është shprehur se nuk është njohur me aktet e dosjes pasi në qeli nuk ka një laptop për të hapur USB-në që i është vënë në dispozicion. Veliaj ka deklaruar se dosja fizike nuk i është dorëzuar dhe për këtë arsye nuk ka mundur të njihet me materialet hetimore.

Në reagimin zyrtar, SPAK thekson se aktet i janë dorëzuar avokatëve të tij në formë elektronike, përmes një USB-je që përmban të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Sipas institucionit, procedura është ndjekur në përputhje me ligjin dhe përgjegjësia për njohjen me materialet vijon më pas mes të pandehurit dhe mbrojtjes së tij.

“Mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe në asnjë rast nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj”, thuhet në reagimin e SPAK.

Njoftimi i plote i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.

Procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 10.9.2025.

Gjykata e Posaçme caktoi më 29.9.2025, seancën e parë të gjykimit paraprak. Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyre 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre,duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale*.

Sa i takon prentendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, nr. 27/2024, theksojmë faktin se Prokuroria e Posaçme ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga neni 327/2/3 të Kodit të Procedurës Penale.

Brenda afatit të parashikuar nga neni 324 i Kodit të Procedurës Penale, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij, mbi përfundimin e hetimeve paraprake. Veç përshkrimit të përmbledhur të faktit penal, për të cilin procedohet i pandehuri, Erion Veliaj është njoftuar edhe me të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.

Në ushtrim të kesaj të drejte, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj, më datë 24.7.2025, pa asnjë shpenzim kanë marrë një kopje të akteve të procedimit penal, nr. 27 të vitit 2024. Ky fakt është dokumentuar me procesverbalin përkatës të datës 24.7.2025, i nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj.

Jo vetëm kaq, por më datë 10.10.2025, i njëjti avokat i zgjedhur ka bërë kërkesë pranë organit  procedues për vënien në dispozicion të një kopjeje të akteve, ku pasqyrohen veprimet hetimore shtesë të kryera për periudhën 24.7.2025 deri në muajin Shtator 2025. Në këtë kërkesë, vetë avokati i zgjedhur shprehet se; “më datë 23.07.2025 janë njoftuar për përfundimin e  hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal.”

Prokurorët e çështjes theksojnë se mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe nëasnjë rast, nuk përfshin organin procedues me pretendime të pabazuara në ligj.

Prokuroria e Posaçme vazhdon të zbatojë ligjin dhe të sigurojë një proces gjyqësor të rregullt dhe transparent.

Të tjera

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”
Bota

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se termi futboll i takon sportit më të popullarizuar globalisht, të cilin amerikanët vazhdojnë ta...

16:07 06/12/2025
Dorëheqja – Nga Florian Binaj
Aktualitet

Dorëheqja – Nga Florian Binaj

Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në krizë qeverisjeje”. Jo. SPAK-u thjesht po ngre...

16:00 06/12/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
Dorëheqja – Nga Florian Binaj

Dorëheqja – Nga Florian Binaj

16:00 06/12/2025
Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

Maduro kërkoi 200 milionë dollarë dhe amnisti për 100 zyrtarë, dështojnë negociatat me Donald Trump

15:56 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.