Skip to content
Të Gjitha

Vdes punëtori në Kuçovë, rrëzohet nga lartësia në Ndërmarrjen e Naftës

· 1 min lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kuçovë.

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Ndërmarrjen e Naftës pasi ka rënë nga një lartësi gjatë kohës që po punonte.

Viktima është punëtori me inicialet A.G. 50 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportit për në spitalin e qytetit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.