Skip to content
Bota

Tragjedia që po ngre SHBA-të në këmbë/ Vajza 7-vjeçare vdes nga dehidratimi në duart e policisë kufitare

· 1 min lexim

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Guatemala ku një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën nga dehidratimi dhe shoku pasi ishte kapur nga Policia kufitare javën e kaluar në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, ku bashkë me të atin dhe emigrant të tjerë kishin tentuar të kalonin kufirin.

Kjo deklaratë vjen nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare këtë ditë të enjte. Vdekja e vajzës ka mundësi që të intesifikojë shqyrtimin e kushteve të paraburgimit në stacionet e Patrullave Kufitare dhe në objektet e BKP-së, të cilat gjithmonë e më shumë  po mbizotërohen nga një numër i madh familjesh që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.