Skip to content
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit në Fier, Ministria e Arsimit i heq licencën kopshtit

· 2 min lexim

Ditën e sotme Ministria e Arsimit i ka hequr licencën kopshtit në Fier, ku një fëmijë 3-vjeçar u mbyt disa ditë më parë.

Sipas MAS institucioni arsimor parauniversitar privat, kishte regjistruar dhe pranuar fëmijë në kopsht mbi numrin e lejuar të fëmijëve për grup, duke sjelle si pasojë mungesën e përkujdesjes së nevojshme për këta fëmijë”.

INFORMIM

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nisur nga rasti tragjik i Fierit, kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) ngritjen e një grupi pune për inspektimin e institucionit arsimor parashkollor, kopshti “Flatrat e Dijes”.

 

https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2022/02/URDHER-NR.45.DT_.3.2.2022.pdfSipas relacionit të grupit të punës janë gjetur këto shkelje:

 

1- Nuk ka drejtues Didaktik.

2- Ka regjistruar fëmijë të moshës nën 3 vjeç, në kundërshtim me ligjin.
3- Personeli mësimdhënës nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligjin 69/2012 neni 57.
4- Nuk plotëson standardet infrastrukturore.
5- Ka regjistruar dhe pranuar fëmijë mbi numrin e lejuar.
6- Nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe kontratat me prindërit.

Nisur nga këto shkelje, MAS mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së këtij kopshti dhe revokimin e licencës nga QKB.

Kujtojmë se sipas burimeve nga grupi hetimor mësohet se ditën e premte fëmija 3-vjeçar është paraqitur në kopsht si zakonisht.

Sipas burimeve, fëmija me edukatoren R. Binjaku 27-vjeçare kishte një marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të mirë e shumë të dashur sikurse edhe Donalda Kodheli, e ëma e fëmijës, me të.

Ishte një fëmijë shumë i dashur dhe i shkathët, mësohet të ketë thënë edukatorja para grupit hetimor. Fëmija qëndronte në kopsht pasi  hante ushqim, por dhe flinte së bashku me fëmijët e tjerë.