Skip to content
Të Gjitha

Vdekja e 25-vjeçares në Elbasan/ Familjarët protestë para gjykatës me foshnjen në duar

· 1 min lexim

Ditën e sotme familjarët e 25-vjeçares që humbi jetën pas lindjes në Elbasan janë rreshtuar para gjykatës për të protestuar për vdekjen e vajzës së re.

Me foshnjen tri ditëshe të lindur në duar, të gjithë familjarët janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për vdekjen e 25-vjeçares.

“Na i filmuan, na sollën telefonin, goca vdiq.  Bëni punën sic duhet dhe jo lajme të rreme.”, u shpreh një nga familjarët.

Protesta ditën e sotme nuk është pa qëllim, pasi pikërisht sot është vendosur që të merrt masa e sigurisë ndaj dy mjekëve të arrestuar.

Ditën e djeshme kanë qenë mjekët e Spitalit të Elbasanit që kanë dalë në protestë dhe kanë pezulluar operacionin, pikërisht për të dalë në krah të kolegëve të tyre të arrestuar.