Skip to content
Të Gjitha

Vdekja e 25-vjeçares/ Gjykata e Elbasanit vendos masën e sigurisë për dy mjekët e arrestuar

· 1 min lexim

Mjekët e arrestuar për vdekjen e 25-vjeçares, Rexhina Dobrova kanë dalë para trupës gjykuese të Rrethit Gjyqësor Elbasan këtë paradite.

Seanca është zhvilluar e qetë brenda edhe pse jashtë janë mbledhur familjarët e të resë, megjithatë prokurori Xhelian Seferi ka kërkuar hetim të plotë të ngjares dhe ndaj mjekëve kërkoi të merrej masa  “Detyrim Paraqitje”.

Seanca drejtohej nga Gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ka marrë si vendim që të mbetet në fuqi kërkesa e prokurorit, ndërkohë që avokatët e të dy të pandehurve kanë kërkuar lirimin e klientëve të tyre.

Avokati i mjekut reanimator, Nikollaq Thano ka thënë se arrestimi  i këtij të fundit ka qenë i paligjshëm dhe si e tillë s’mund të caktohet asnjë masë sigurie pasi, ai ka kryer detyrën dhe nuk rezulton asnjë shkelje.

Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe mjeku kardiolog përmes avokatit të tij, i mbajtur në të njëjtët argumenta si parardhësi i tij.

Argumentat e avokatëve nuk u morën parasysh dhe u vendos masa “Detyrim Paraqitjeje” për të dy mjekët, ndërkohë që të vazhdohet hetimi për zbardhjen e plotë të vdekjes së 25-vjeçares.