Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vazhdon zhvatja e shqiptarëve/ Shtyhet kontrata e markimit të karburanteve edhe me një vit

13:03 10/08/2023
Reading Time: 2 min lexim

Qeveria ka shtyrë edhe me një vit kontratën e markimit të karburanteve. Në Fletoren e fundit Zyrtare, është publikuar vendimi për “Miratimin e kontratës shtesë për ndryshimin e kontratës së koncesionit “Për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkimit të përkohshëm të shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G”, miratuar me vendimin nr.200, datë 13.3.2013, të Këshillit të Ministrave”.

Sipas vendimit, kontrata e koncesionit është 11 vjet, duke filluar nga data efektive. Më parë, kontrata kishte afat 10-vjeçar.

Vendimi nuk i jep arsyet e e shtyrjes, por thotë vetëm që kjo erdhi si rezultat i kërkesës së Autoritetit Kontraktues, pa pasur asnjë paragjykim mbi pretendimet e koncesionarit të rrjedhura nga zbatimi i Kontratës së Koncesionit. Kontrata duhet të përfundonte më 1 gusht 2023, por edhe pas kësaj date kompanitë kanë vijuar të paguajnë, përndryshe nuk u bëhej zhdoganimi. Argumenti që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila praktikisht është e pamundur që të kryhet sipas operatorëve të tregut.

Një argument i ngjashëm u përdor edhe për shtyrjen e koncesionit të pullave fiskale, pasi nuk ishte zbatuar pjesa e kontratës për pullat e barnave.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka qenë kundër kësaj shtyrje. Shoqata tha se megjithë këmbënguljen për t’u ballafaquar me përfaqësues të institucioneve përkatëse se pse duhet shtyrë, apo duhet të vazhdohet të paguhet ky koncesion, ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tyre ky koncesion nuk ka bërë asgjë për të luftuar kontrabandën, pasi shënjohet nafta që del në treg dhe ajo ajo që nuk paguan akcizë.

Për këtë kontratë koncensionare që kishte si qëllim markimin dhe gjurmimin e karburanteve që rezulton i paefektshëm sipas kompanive importuese janë paguar për 9 vite rreth 30 mln euro. Tarifa e koncesionit është paguar nga konsumatori, pasi ka rritur çdo vit çmimin e naftës 1 lekë për litër. Shtyrja e tij e mundshme edhe për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës dhe me 7-8 milionë euro të tjera, aq sa është pagesa që operatorët e naftës bëjnë në vit për këtë koncesion. Ky i fundit ndërkohë deklaroi një normë fitimi prej 39% në vitin 2022./Monitor

Të tjera

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës
Aktualitet

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Policia e Korçës ka kapur në flagrancë katër të rinj teksa po gërmonin në Varret Monumentale Ilire të Selcës së...

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër
Aktualitet

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presionet politike të Edi Ramës dhanë rezultat. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut...

12:46 13/12/2025
Para
5 vite punë në Shqipëri për të marrë diplomën! Alimehmeti zbulon efektin e parë NEGATIV të vendimit për studentët e Mjekësisë

5 vite punë në Shqipëri për të marrë diplomën! Alimehmeti zbulon efektin e parë NEGATIV të vendimit për studentët e Mjekësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

12:20 14/12/2025
Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

Nën hetim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t, Ermal Beqiri përfiton 2 mln euro nga KLGJ me procedurë të dyshimtë

15:33 12/12/2025
Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

Skandali me firmën izraelite, Meçollari: Rama zgjodhi korrupsionin, Vengu po rrezikon Shqipërinë

11:49 12/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.