Skip to content
Të Gjitha

Vazhdojnë derdhjet nga PD/ KQZ iu jep mandatin tre kandidatëve, shkon në 116 numri i deputetëve

· 1 min lexim

Vazhdojnë rrjedhjet nga opozita e bashkuar dhe numri i deputetëve në Parlament pothuajse po rritet çdo javë.

Ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i jap mandatin edhe tre kandidatëve të tjera nga listat e PD-së.

Deputetët që do të betohen ditën e enjte në Parlament janë: Kujtim Gjuzi, Indrit Hoxha dhe Koçi Tahiri.

Tashmë me betimin edhe të tre kandidatëve të tjerë, numri i deputetëve në Parlament do të shkojë në 116 dhe pak nga pak opozita është duke u plotësuar.

Derdhjet më të shumta deri tani kanë ardhur nga Partia Demokratike, ajo që ishte edhe iniciatorja e dorëheqjes nga detyra e deputetit dhe të dalit në protesta për të rrëzuar atë që e quan “qeveri krimi”.