Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vatikani në kundërshti me Papën Françesku: Pavarësisht deklaratës, nuk mbështesim martesën me të njëjtën gjini!

17:23 02/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Selia qendrore e Vatikanit, ka dalur me një deklaratë zyrtare, duke theksuar se komentet e Papa Françeskut për mbështetjen e martesave të homoseksualëve janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Kujtojmë se dokumentari “Francesco”, i cili u shfaq premierë në festivalin e filmit në Romë më 21 tetor, u bë titull nëpër mediat botërore, për një koment në të cilin papa thotë se homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje dhe se ligjet e bashkimit civil që mbulojnë homoseksualët janë të nevojshme.

Komentet e papës u mirëpritën nga liberalët, ndërsa konservatorët bënë thirrje urgjente për sqarime.

Paraardhësi i Papa Benediktit të XVI dhe Papa Bergolios (Françeskut), Papa Gjon Pali II, e dënonte martesën e gjinisë së njëjtë dhe e quajti atë si një sulm ndaj shoqërisë përpara se të thërriste Katolikët për të luftuar atë që ai tha se ishte një përpjekje agresive për të minuar ligjërisht familjen.

“Sulmet ndaj martesës dhe familjes, nga një aspekt ideologjik dhe ligjor, po bëhen më të forta dhe më radikale çdo ditë. Kush shkatërron këtë strukturë themelore shkakton një dëmtim të thellë të shoqërisë dhe provokon dëme të pariparueshme”, tha ai në një deklaratë në 2004.

Ndërkohë javën e kaluar, Sekretariati i Shtetit të Vatikanit u dërgoi në heshtje një ‘shënim shpjegues’ ambasadorëve të tij, të cilët e dërguan atë te peshkopët.

Një burim i Vatikanit e konfirmoi atë të hënën dhe ambasadori i Vatikanit në Meksikë e postoi atë në faqen e tij në Facebook.

Në shënimin e Sekretariatit të Vatikanit, thuhet se dy citate në përgjigje të pyetjeve ishin të ndara, por u bashkuan për t’u shfaqur si një, duke fshirë kontekstin dhe pyetjet ndërhyrëse.

Regjisori i dokumentarit, Evgeny Afineevsky, u tha gazetarëve se ai intervistoi papën por gazetarët më vonë gjetën pamjet në një intervistë të vitit 2019 me Televisa të Meksikës.

Pas premierës së dokumentarit, regjisori i dokumentarit, Evgeny Afineevsky, refuzoi të diskutojë procesin e redaktimit. Në shënim thuhej se në citatin e parë, Papa po i referohej të drejtës së homoseksualëve për t’u pranuar nga familjet e tyre si fëmijë dhe vëllezër e motra.

Më tej shkruhet se dokumentari preu komentet ku papa shprehu kundërshtimin për martesën homoseksuale dhe e bëri të qartë se ai po iu referohej ligjeve të bashkimit civil, të cilat disa vende kanë miratuar për të rregulluar përfitime të tilla si kujdesi shëndetësor.

Një frazë ku papa Françesku tha ‘është një mospërputhje të flasësh për martesë homoseksuale’ u pre.

“Ishte e qartë se Papa Françesku iu referua disa dispozitave shtetërore dhe sigurisht jo doktrinës së Kishës, të cilën ai e ka riafirmuar shumë herë gjatë viteve”, thuhej në shënim.

Institucioni i Kishës ka treguar se prirjet homoseksuale nuk janë mëkatare, por aktet homoseksuale janë dhe se homoseksualët duhet të trajtohen me respekt, shkruan Daily Mail.

Papa duket se ka thënë në film: ‘Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit. Askush nuk duhet të hidhet jashtë ose të bëhet i mjerë për shkak të tij. Ajo që duhet të kemi është një ligj i bashkimit civil, në atë mënyrë ato janë të mbuluara ligjërisht. Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë që ta gjykoj atë?”

Vetë Papa Francesku, kishte kundërshtuar legjislacionin për të miratuar martesat e të njëjtit seks në Argjentinë kur ai ishte Kryepeshkop i Buenos Aires një dekadë më parë, por kishte mbështetur një lloj mbrojtje ligjore për të drejtat e çifteve homoseksuale në atë kohë. Sidoqoftë, pak pasi u bë Papë, ai u tha njerëzve homoseksualë që ‘ne duhet të jemi vëllezër’.

Për mbrojtësit ekomunitetit LGBTQI, mesazhi i dukshëm i Papa Françeskut nuk ishte parë vetëm një miratim i bashkimeve civile të të njëjtit seks, por edhe një aprovim i prindërve të të njëjtit seks që kishin privilegjin e krijimit të familjeve. Në mediat sociale, komentet e tij u duartrokitën nga të famshëm, komentues dhe anëtarë të komunitetit LGBTQ.

Moderatorja e njohur amerikane Ellen DeGeneres ndër të tjera shkroi: “Faleminderit, Papa Françeskut, që patë dashurinë për atë që është”./GazetaReforma.com/

 

Etiketa: deklaratapapa franceskuVatikani

Të tjera

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?
Aktualitet

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

Më 30 janar 2026, Policia e Tiranës arrestoi Hysen Ramajn, i njohur si Bushi i “Për’puthen”, për shitje mallrash me...

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar
Aktualitet

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Ndërsa aksi Librazhd–Pogradec u shemb, duke izoluar juglindjen e vendit dhe duke vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve, kryeministri Edi...

16:20 27/02/2026
Para

Mbi 300 raste të reja me Covid-19, 9 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

U arrestua për mallra “fake”, u kthye në biznes brenda muajit: Kush po e mbron tregun e imitimeve në Shqipëri?

18:31 27/02/2026
Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

Lajm i mirë nga Rama: edhe portugezët i kanë rrugët keq. Lajm i keq: ne kemi 956 milionë euro gropa dhe një rajon të izoluar

16:20 27/02/2026
TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

TTW: Turizmi në Shqipëri përballet me rënie, çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

14:11 27/02/2026
Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

Paradoksi i integrimit: Shqipëria takson 10% kondicionerët inverter, ndërsa BE pothuajse zero

12:33 27/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.